Vllaznia e femrave pa fat, mundet me një penallti të dhuruar në Champions (VIDEO)

Vllaznia e Femrave nuk ka mundur që të përballojë dot skuadrën daneze Fortuna Hjorring, duke pësuar një humbje minimale 0-1 në “Loro Boriçi” në aktivin e parë për turin e 1-32-ve në Champions League.

Në fraksionin e parë, Vllaznia provoi që në minutat e para, ndërsa shanse pati edhe Fortuna, që në 45 minuta goditi dy herë shtyllën ndërkohë që për pjesën më të madhe të lojës ishte dominuese në mbajtjen e topit. Në fraksionin e dytë kuqeblutë ndjenë lodhjen dhe kjo bëri që të shkaktonin një penallti në minutën e 67-të, duke i dhënë një shans të artë miqve.

Nga pika e bardhë e mori përsipër Moler, e cila nuk gaboi. Deri në minutat e fundit, Vllaznia vuajti shumë presionin e kundërshtarëve. Amerikania e kuqebluve, Doyle humbi një rast të artë në sekondat e fundit, teksa e vetme përballë portieres Dougherty nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.