Valon Berisha në krahë të Ronaldos, UEFA vlerëson sulmuesin e Kosovës

Kosova i dha fund serisë së 15 ndeshjeve me rezultate pozitive, pasi dje në mbrëmje u mund nga Anglia me rezultatin 5-3. Dardanët gjithsesi bënë një paraqitje pozitive, duke arritur që të gjenin tri herë rrugën e rrjetës, një gjë që s’e ka bërë asnjë kombëtare tjetër që nga viti 2007, në një ndeshje zyrtare.

Një nga lojtarët më të mirë të Kosovës ditën e djeshme ishte Valon Berisha, i cili arriti të shënojë 2 gola  për kombëtaren e tij.

UEFA ka zgjedhur atë si një nga 4 futbollistët me paraqitjet më të mira ditën e djeshme. Së bashku me yllin kosovar është edhe Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Tosun.

Image