Ulje tonesh me mazhorancën? Meta: Jam i qetë edhe kur artikuloj me forcë

Presidenti Ilir Meta ka treguar pse ishte i qetë në Komisionin Hetimor. I pyetur nga gazetarët nëse kjo tregon një ulje të toneve me mazhoracën, kreu i shtetit tha se ai është iq etë edhe kur artikulon me forcë.

Unë jam i qetë, edhe kur artikuloj me forcë,. Para komisionit nuk mund të isha më shumë sesa i qetë sepse veprimet e mia janë kryer para gjithë qytetarëve shqiptarë, para kamerave, para kushtetutës dhe para të ardhmes evropiane. Nuk kam pasur asnjë arsye pse të sillesha ndryshe në këtë komision. Unë dua ti bëj  të qartë qytetarëve se unë do të jem shembulli i respektimit të institucioneve. Sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës është vënë në pikëpyetje. Besoj se ka qenë një mundësi e dobishme për të gjithë për të kuptuar se Presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Shqipërisë. Ka respektuar në mënyrën më të mirë të mundshme këshillat që janë të detyrueshme”,- tha Presidenti Ilir Meta.