Takim me Ramën? Presidenti: S’kam pasur mundësi, por unë takohem me të gjithë

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, në konferencën e dhënë për mediat, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me një takim të zhvilluar kohë më parë më kryeministrin.

Presidenti tha se nuk ka pasur mundësi të takohet me kryeministrin, por ka shtuar se kreu i shtetit ka detyrë të takojë këdo politikan dhe të pres këdo.

“Nuk kam pasur mundësi të takohem. Por unnë nuk kam asnjë problem, unë i pres të gjithë, kjo është detyra ime si President”,- tha Presidenti Meta.

Lidhur me takimin e sotëm me kreun e PD-së, Lulzim Basha, Presidenti tha se “ishte një takim normal. Takim pas pushimeve, mund të quhet”.