Tabaku: Shtyrja e afatit të koncesionit për kolaudimin e automjeteve, shkelje e interesit publik

Partia Demokratike e cilëson shtyrjen e afati të koncesionit për kolaudimin e automjeteve si shkelje të interesit publik. Sipas ish deputetës Jorida Tabaku, megjithëse kompania nuk ka përmbushur asnjë kriter nga pikat e kontratës pararendëse për të cilin mund të zgjatej qeveria vendosi sërish ta firmosë zgjatjen e koncesionit.

Së pari, në kontratën e parë ishte përcaktuar si kriter se të drejtën për të kërkuar zgjatjen e kontratës me këtë kompani e ka shteti shqiptar (pra qeveria) dhe ai mund ta bëj vetëm nëse provon që ka interes publik të lartë për ta rifirmosur këtë kontratë. Në rastin konkret qeveria, e aq më tepër kjo mazhorancë, mund të kërkonin partnerë të tjerë që do të ishin më pranë parimeve që proklamonin dje në opozitë. Por, ata vendosën ndryshe pasi intersi personal i qeverisë ishte mbi interesin publik. Kështu hipokrizia e PS-së prevaloi edhe kësaj radhe.

Së dyti, qeveria nuk do të mund të mos firmoste një kontratë me kompaninë aktuale nëse ajo do të kishte respektuar detyrimin për të ri investuar 30% të i vestimit filestar 3 vitet e fundit e cila nuk ka ndodhur.

Së fundi, por jo nga rëndësia, ministria e energjitikes ka pasur për detyrë që gjatë periudhës nën kontraktim me kompaninë në fjalë të liberalizojë tregun. Fatkeqësisht në gjithë këto vite kontratë as qeveria nuk ka punuar në shërbim të liberalizimit të tregut që ishte një nga qëllimet themelore që u nënshkrua kjo kontratë. Në gjithë këtë situatë, qeveria shqiptare nuk ka vepruar në interesin e publikut” shkruhet në deklaratën e Tabakut.

Tabaku evidenton se “gjoba prej 500 milion lekësh që është vendosur nga Autoriteti i Konkurencës për shkelje të kontratës nga kompania koncesionare nuk është marrë në konsideratë”.

Sipas saj, kjo formulë nuk i shërben liberalizimit të tregut dhe kjo kontratë e thellon monopolizimin e tregut, pra shqiptarët do të paguajnë më shumë dhe me shtrenjtë për një shërbim.