Southgate: Kosova mund të shkojë në “Euro 2020”, duhet të jeni krenarë për ekipin tuaj

Anglia fitoi 5-3 ndaj Kosovës në një ndeshje spektakolare. Trajneri i “Tre Luanëve”, Southgate është shprehur se ndeshja ishte fantastike ndërkohë që vlerësoi “Dardanët”.

 

”Një ndeshje fantastike me të vërtetë. Kishte gabime të dukshme në pësimin e golave, por unë jam vërtet i kënaqur me lojën që treguam. Gabimet ishin të dukshme, ne duhet të përmirësohemi.

Kosova bëri atë që di ta bëjë më mirë. Ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues, por duhet ta vlerësojmë Kosovën për atë që bën. Kosova ka potencial për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’. Duhet të jeni shumë krenar për skuadrën tuaj”, deklaroi Southgate duke ju referuar tifozëve kosovarë.