Si Kim fitoi 2 milionë dollarë për 2 minuta

Dje, Kim Kardashian nxorri në treg linjën e të brendshmeve që i japin formë trupit, nën emrin SKIMS. Pak minuta pasi të produktet mund të porositeshin, mbaruan. Malli me vlerë 2 milionë dollarë u shit i gjithi, me shpejtësinë e erës. Për kontekst, Spanx, që ishte i pari që solli të brendshme të tilla në treg, fitoi 4 milionë dollarë përgjatë vitit të parë që operonte në treg. SKIMS fitoi gjysmën, për pak minuta. Faqja e firmës kishte aq shumë trafik para lançimit, sa shitja u shty me një orë, pasi nuk ishte më funksionale për blerësit. Asnjë produkt nuk kushtonte më shumë se 100 dollarë dhe në momentin që gjithçka u shit, ekipi i Kim filloi të punonte për prodhimin e më shumë produkteve për një lançim të dytë.