Ronaldo synon fronin e golave në kombëtaret, mbahet nga “Mbreti i Madh” iranian

Prej 15 vitesh sfidon Lionel Messin, në tokë, në qiell, në det, e kudo ku mediat i vendosin për shkak të mrekullive që ata prodhojnë javë pas jave. Gjithsesi objektivi i radhës i Cristiano Ronalds, është që të mposhtur një tjetër kundërshtar, shumë më pak të talentuar se Leo, por që mban rekordin e golashënuesit më të mirë me kombëtaret në histori.

 

Image result for ali daei

Po flasim për Ali Daei, një mit në kombëtaren e Iranit, i cili ka gjetur 109 gola. Cristiano ndaj Lituanisë mbrëmjen e djeshme, arriti në kuotën e 93 golave, dhe tashmë i duhen edhe 16 për të arritur një tjetër rekord që i mungon ende.

Ylli portugez ndërkohë mbrëmjen e së martës theu një tjetër rekord, duke arritur në kuotën e 25 golave në kualifikueset europiane, duke parakaluar Robbie Kean, i cili mbante kryesimin. CR7 i ka shënuar deri më tani plotë 40 kombëtareve të ndryshme dhe ka parakaluar një tjetër legjendë si Ferenc Puskas me 84 gola, i treti në renditje duke marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e shënuara në ndeshjet miqësore dhe zyrtare.

Në vendin e katërt për statistika është japonezi Kunishige Kamamot dhe Godfrey Chitalu, ish-sulmues i Zambias. Messi? Shumë larg, vetëm 68 gola me Argjentinën. /Rozalb Lika-Koha Jone/