Rimbursimi i bizneseve nga OSHEE, Sevrani: Fatura, 2.2 mln lekë, si do të funksionojë tarifimi i ri

2.2 mln lekë është vlera totale që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do u kthejë bizneseve të lidhur në tensionin 35 kv, të cilët janë furnizuar prej tij në kuadër të liberalizimit të tregut. Në një prononcim për TV SCAN, drejtori i Divizionit të Tregtimit, Elton Sevrani shpjegon se rimbursimi do të kryhet brenda muajit shtator, ndërkohë që vjen pas një vendimi të Entit Rregullator të Energjisë, që ka vendosur ndryshimin e formulës së përllogaritjes së çmimit për këto biznese.

Sevrani shpjegon se vendimi i ERE-s diferencon këta biznese nga të tjerët, të cilët në fasha orare të konsideruara si pik, paguajnë 15% më shtrenjtë për energjinë e konsumuar.

Në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, Operatori I Shpërndarjes ë Energjisë Elektrike po luan rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit për rreth 70 biznese të lindur në tensionin 35 kv. Ndërkohë që, pjesa tjetër e bizneseve të këtë tension tashmë kanë dalë në tregun e parregulluar, duke siguruar energjinë nga furnizues alternativë.

/ SCAN