Rama: Kemi gati njësinë speciale policiore kundër të “fortëve”

Ditën e sotme Ministria e Brendshme prezantoi njësinë e re speciale kundër personave me rrezikshmëri të lartë.

Në një video të publikuar në Facebook, kryeministri Edi Rama thotë se kjo njësi do të dalë shumë shpejt në terren.

“Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë (ndryshe njësia speciale kundër “të Fortëve”), është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive, përpara daljes në terren”,- deklaron kryeministri.