Presidenti thumbon Kryeministrin: Jam nga vendi i rakisë dhe jo shampanjës!

Kreu i shtetit ndër të tjera sonte në konferencën e shtypit nuk kurseu as batutat , ku theksoi se ai vjen nga vendi i rakisë dhe nuk ka arsye t’i trembet gotës së shampanjës.

“Presidenti i republikës ka bërë çdo gjë që vendi ta kishte marrë datën e integrimit me kohë. Këtë e ka bërë më parë kryetari i Kuvendit dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën për ti shërbyer integrimit europian. Të gjithë ppërpjekjet e mia kanë synuar që Shqipëria të dilte sa më mirë në provimin e qershorit, atëherë unë kam bërë  përpjekjet më të mëdha që të merrnin provimet e vjeshtës, por nuk jam dëgjuar sa duhet.  Kemi dëgjuar  lajme të mira, por unë jam dyshues deri sa suksesi të ndodh dhe gotat e shampanjës të hapen. Kemi dëgjuar nga të dyja palët se negociatat do të çelen. Kemi dëgjuar nga maxhoranca. Kënaqësi të dëgjonin edhe nga ana e PD, që do të çelen negociatat në 18 tetor. Presidentin e keni nga vendi i rakisë. Nuk ka se si ti trembet gotës së shampanjës, por duhet të presim deri në 18 tetor.  Më pëlqen një shprehje e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Mos bëni Bajram me mend. Ta bëjmë një festë të vërtetë. Unë shpresoj të kem qenë i gabuar në të gjithë këto muaj, por askush nuk mund të më fajësojë. Presidentit vetëm shampanja i ka ngelur, por pres të ma japin ata”-tha Meta.