Plagosja në Lezhë, konflikti nisi për një karikues celulari

Një sherr i nisur për një karikues celulari mësohet se ka qenë pikënisja e konfliktit që përfundoi me përdorimin e armës mbrëmjen e së martës te katedralja në Lezhë, 10 shtator 2019.

Ardian Kola ka shkuar në dyqanin e Aleksandër Dedgjonaj për të blerë një karikues.

Pasi ka blerë karikuesin ka konstatuar se ai nuk punonte dhe është nisur drejt dyqanit të Aleksandër Dedgjonaj.

Shtetasi Ardian Kola i ka thënë se karikuesi nuk punon dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.

Pas kësaj Dedgjonaj ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë 37-vjeçarin Kola nga Lezha, i cili po merr mjekim në spital.

Policia po punon për kapjen e Aleksandër Dedgjonaj. Dedgjonaj dhe Kola mësohet se i kishin dyqanet ngjitur me njëri-tjetrin.