Pezullimi i parlamentit në Britani i paligjshëm

Vendimi i Boris Johnson për pezullimin e parlamentit britanik është i paligjshëm, ka vendosur Gjykata më e lartë civile e Skocisë.

Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Sesionit vendosën në favor të një grupi politikanësh që  kundërshtuan veprimin e kryeministrit.

Vendimi rrëzon një vendim të mëparshëm nga gjykata, që tha javën e kaluar se Johnson nuk e kishte shkelur ligjin.

Parlamenti britanik u pezullua të martën.