Pasi u prezantuan, sa do të kushtojë iPhone 11 dhe versionet e tij?

Apple ka prezantuar ditën e martë, në Kaliforni, krijimet e saj më të fundit. E kemi fjalën për iPhone 11, i cili pritet të jetë i pajisur me kamera të dyfishtë dhe procesor të ri.

iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max janë quajtur pajisjet më të reja dhe më të sofistikuara mobile të Apple.

Telefonat do të dalin në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 11 Pro (versioni me 64GB) do të kushtojë 999 dollarë, apo 904 euro, kurse iPhone 11 Pro Max (versioni me 64GB) do të kushtojë 1.099 dollarë, apo 995 euro.

Në Gjermani, iPhone 11 Pro do të kushtojë 1.149 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.249 euro, ashtu sikurse edhe në Austri.

Në Zvicër, iPhone 11 Pro do të mund të blihet për 1.199 franga zvicerane, apo 1.022 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max për 1.299 franga apo 1.186 euro.

Në Angli, iPhone 11 Pro do të kushtojë 1049 funte, apo 1.173 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.149 funte, apo 1.285 euro.

Në Itali, iPhone 11 Pro do të mund të blihet për 1.189 euro, kurse iPhone 11 Pro Max për 1.289 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone 11 Pro do të jetë 1.159 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.259 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.