“Nuk ka asnjë shans që Ilir Meta të dalë nga Presidenca para datës 24 korrik 2022”

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se nuk ekziston asnjë shkelje ligjore në veprimtarin e tij si President i Republikës.

Në konferencën e dhënë për mediat, Meta tha se “Nuk ka asnjë shans që Ilir Meta të dalë nga Presidenca para datës 24 korrik 2022. Interesi im është vetëm kuq e zi. …Ilir Meta është këtu për një mision historik, që kanë të bëjnë dhe me mbrojtjen e interesave në rajon”.