Ndryshon pamja e kartëmonedhave, BSH: Seri e re, dizenjo e rifreskuar dhe elemente shtesë sigurie

Banka e Shqipërisë organizon këtë të enjte Ceremoninë e Prezantimit të Serisë së re të Kartëmonedhave Shqiptare.

Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e  serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar. 

Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë” shkruhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.