Mesazhet e Presidentit këtë të mërkurë në mbrëmje

Presidenti Meta dha këtë të mërkurë një konferencë shtypi. Me veshët ngritur ishin në mazhorancë, por edhe në PD. Presidenti ka folur mbi palët, siç ia do detyra kushtetuese dhe kombëtare, ndaj interesimi ishte nga dyja krahët, aq më tepër pas dëshmisë së tij para komisionit hetimor, dëshmi e cila tronditi kryeministrin, por thartoi paksa edhe liderin e opozitës.

Në PS donin të lexonin mes rreshtave të Presidentit, ndërsa në selinë blu ishin akoma të habitur se pse mazhoranca në komisionin hetimor ishte e dyzuar, në mos e tulatur. Presidenti doli dhe foli, këtë të mërkurë.

Pak a shumë mesazhet e Presidentit ishin:

Së pari, mos bini pre e mashtrimeve të Rilindjes, e cila ka një rrjet të madh propogande dhe biznesi, pasi ka ndërtuar një shtet propogande e ku shteti i së drejtës po goditet pikërisht nga shteti propogandistik.

Së dyti, u rikujtoi se do të largohet nga President vetëm me 22 korrik 2022, atë ditë kur i mbaron mandati kushtetues. Çdo orvatje tjetër mbetet thjesht një iluzion i kundërshtarëve. Ndaj Presidenti përmendi fort se nuk ndodhet në punë dhe sa për punë në presidencë, por ishte në një mision të madh historik aty.

Së treti, theksoi disa herë që nëse do të ishin zbatuar pikë për pikë rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, për prokurorin e përgjithshëm, për gjykatën kushtetuese, etj Shqipëria nuk do të kishte këto probleme të cilat sot kanë degraduar në përplasje të madhe politike e që mund të precipitojë në përplasje civile.

Së katërti, i qëndroi fort datës 13 tetor për datë zgjedhjesh sepse shkon kah të 18 tetorit, ditë kur BE do të jap verdiktin për Shqipërinë. Për këtë datë duhet të gjitha palët të ulen për konsensus.

Së pesti, insistoj se dekretet e tij janë e drejtë kushtetuese, sikurse janë kushtetuese edhe dekret për zhdekretim. E tha se njëjta logjikë kushtetuese mbetet edhe kur qeveria shfquqizon një VKM të saj apo kur parlamenti rrëzon apo ndryshon një ligj të miratuar.

Së gjashti, lëshoi mesazhe në drejtim të opozitës se duhet të jenë më refraktarë në raport me qeverinë, kur flitet për interesa të mëdha kombëtare.

Së shtati, si me batuta ndaj kryeministrit, por që ishin mesazhe direkte për Edi Ramën që kur mbetesh edhe në vjeshtë, atëhere koha jote ka mbaruar.

Së teti, e ripërsëriti se ka raport sekret të një institucioni kushtetues se do të digjej parlamenti me 8 qershor 2019.

Së fundmi, la të kuptojë se aletati jonë më i madh, SHBA-ja, kërkon zbatim të ligjit dhe luftë kundër krimit e korrupsionit.