Manjani: Nëse kushti i Ramës që të ikë janë koncesionet, lëreni të groposet bashkë me to

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar për një prej skenarëve që qarkullon lidhur me kushtet e largimit të kryeministrit Edi Rama. Manjani thotë se nëse Rama ka vendosur si kusht për largimin e tij mos prekjen e koncesioneve, atëherë është më mirë që opozita të lërë të groposet bashkë me këto kontrata korruptive.

“Nëse vërtetë kushti i Tij për të ikur nga pushteti është të mos i preken koncensionet, le të rrijë më mirë. Le të rrijë që të groposet bashkë me to, njëherë e mirë dhe përfundimisht. Ato koncensione, ashtu siç janë negociuar e vendosur, janë hajni e pastër e pasurisë dhe parave publike, të sotme dhe të 30 e kusur viteve që vijnë”,- shkruan Manjani në Facebook.