Këmbimi valutor/ Dollari dhe Paundi fitojnë pikë. Euro mbetet i qëndrueshëm

Monedha e Eurozonës është shfaqur e qëndrueshme këtë të Mërkurë duke mbetur në vlerën e 121.2 lekë.

Ndërkaq Dollari Amerikan është forcuar në kuotën e 109.7 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Edhe Paundi Britanik ka fituar 0.3 pikë ditën e sotme duke u ngjitur në nivelin e 135.5 lekëve.

Franga Zvicerane ka mbetur në të njëjtat vlera sikurse ditën e djeshme në kuotën e 110.5 lekëve.

Dollari kanadez dhe ai australian janë këmbyer sot me përkatësisht 83.3 lekë dhe 75.3 lekë.