Jennifer Aniston rikthehet për një arsye të fortë në televizion

25 vite më parë Jennifer Aniston fitoi zemrat e të gjithëve me rolin e saj si Rachel Green në serialin televiziv “Friends”.

Ky serial ka më shumë se një dekadë e gjysmë që nuk transmetohet, megjithatë të gjithë vazhdojnë ta ndjejnë mungesën e Jennifer në televizion. Pas shumë shfaqjeve në filma të shumtë aktorja e njohur ka vendosur t’i rikthehet sërish ekranit, por në një rol tërësisht tjetër. Aniston do të luajë dhe do të ketë rolin e producentes ekzekutive në seritë “The Morning Show”, ku do të shfaqet përkrah koleges së saj të “Friends”, Reese Witherspoon.

Burime pranë Jennifer kanë treguar se kjo punë është e lodhshme për të duke qenë se ka dy detyra mjaft të rëndësishme, por ajo po i kryen me sukses, sepse i ka munguar shumë televizioni. Në qendër të serialit do të trajtohet tematika e lëvizijes “#MeToo” që pak kohë më parë shkaktoi shumë bujë në “Hollywood”.