“Huligan, hajdut”, qytetari i shkon në zyrë zyrtarit të Kadastrës që u dorëhoq: Ma shite shtëpinë (Video)

Një qytetar i Vlorës ka denoncuar përmes një video në “BalkanWeb” nëndrejtorin e dorëhequr të kadastrës së Vlorës Klodian Troci, ndërsa e akuzon atë se i ka shitur shtëpinë në bashkëpunim me një firmë.

Ky është momenti kur qytetari hyn në zyrën e nëndrejtorit të dorëhequr të kadastrës Klodian Troci dhe bisedon ashpër më te duke etiketuar atë si “hajdut dhe huligan”.

Ai thekson se ai i ka shitur shtëpinë duke i dhënë një shtëpi të pabanueshme, pa dyer dhe pa dritare duke bashkëpunuar ngushtë  me një firmë. Vlonjati thekson se ka ngelur për katër vite nëpër gjyqe, ndërsa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon ndihmë për të tejkaluar këtë situatë dhe të merren masa urgjente ndaj shkelësve të ligjit.

Qytetari thekson se nëndrejtori, i cili u shkarkua nga detyra vijon të bëjë rezistencë dhe nuk pranon të dalë nga zyra e Kadastrës. Kjo video është regjistruar vetëm pak kohë më parë, kur Troci mbante postin e drejtorit në Kadastrën e qytetit të Vlorës.