HOROSKOPI JAVOR (9-15 shtator) sipas Paolo Fox/ DETAJE çfarë do të ndodhë gjatë kësaj jave!

Dashi: Do të ndiheni të qetë dhe të shpërblyer në aspektin e ndjenjave. Megjithatë duhet të ruheni nga xhelozia e partnerit, sepse puna mund të arrijë deri në zënkë. Gjërat do të sistemohen deri në fund të javës dhe për beqarët parashikohen takime interesante që premtojnë të kthehen në dashuri të mëdha. Për sa i përket aspektit profesional do të hasni ndonjë vështirësi dhe do të keni një ngarkesë më të madhe se zakonisht. Këshillohet që ta planifikoni me kujdes gjithçka.

Demi: Dielli dhe Mërkuri ju garantojnë fat në jetën tuaj private gjatë kësaj jave. Nëse jeni çift, mos e lini pas dore partnerin dhe kushtojini gjithë vëmendjen e duhur. Ata që janë beqarë do të jenë veçanërisht joshës dhe nuk do të kenë asnjë problem të gjejnë të dashurin e zemrës. Në aspektin profesional parashikohet që të hasni ndonjë vështirësi pas periudhës së pushimeve. Organizojini mirë punët tuaja dhe së shpejti do të jeni në gjendje të bëni projekte të reja.

Binjakët: Hëna e kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj mund të ndikojë që të bëni zgjedhje të gabuara. Nëse diçka nuk ju bën të lumtur, bëni çmos për ta ndryshuar. Nëse keni dyshime për partnerin, flisni hapur me të, në mënyrë që të gjeni ekuilibrin në çift. Beqarët parashikohet të krijojnë lidhje fantastike. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë mirë. Parashikohet që të bëni bashkëpunime frytdhënëse, duke përmirësuar edhe financat tuaja.

Gaforrja: Marsi dhe Mërkuri do të ndikojnë për mirë në shenjën tuaj. Të mërkurën dhe të enjten do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, por kujdes se mos merrni vendime të nxituara, sidomos për sa i përket çështjeve të ndjenjave. Flitini me ëmbëlsi partnerit! Ata që janë beqarë do të kalojnë një fundjavë të zjarrtë. Për sa i përket aspektit profesional është e këshillueshme që t’i shtyni për më vonë projektet e reja.

Luani: Këtë javë do të gjeni pasionin e humbur dhe stabilitetin në lidhjen tuaj. Do t’ju duhet që gjithsesi të përballeni me disa të vërteta të sikletshme që kanë të bëjnë me familjen tuaj, por duhet të ruani qetësinë. Mundohuni që të shmangni polemikat. Në aspektin profesional punët do t’ju shkojnë mirë dhe do të jeni të hapur ndaj bashkëpunimeve. Do të bëni marrëveshje fitimprurëse, por hidhini hapat me kujdes.

Virgjëresha: Situata nuk parashikohet fort e mirë në aspektin sentimental. Duket se është krijuar një hendek në marrëdhënien me partnerin. Përgjegjës për këtë është jo vetëm karakteri juaj i vështirë, por edhe mungesa e komunikimit mes jush. Edhe beqarët duhet të bëjnë kujdes, pasi problemet e kohëve të fundit nuk kanë ndikuar për mirë. Në aspektin profesional duket se gjithçka do të shkojë mirë. Puna nuk ju tremb dhe falë aftësive tuaja organizuese do t’ia dilni mbanë.

Peshorja: Kjo javë do të shënojë zhvillime të reja në aspektin e ndjenjave. Tensionet në familje do të shuhen dhe do të kaloni një periudhë qetësie që do të ndikojë për mirë në raportin në çift. Fundjava do të jetë gjithashtu e bukur dhe beqarët do të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Për sa i përket aspektit profesional, do të jeni mjaft të ngarkuar. Dëshira për të punuar nuk ju mungon dhe do të bëni të pamundurën për të pasur sukses.

Akrepi: Situata sentimentale parashikohet të jetë e mirë. Nga e enjtja e tutje ju presin surpriza të shumta dhe marrëdhënia juaj do të bëhet më e fortë. Kjo është periudha më e përshtatshme për të bërë plane për të ardhmen. Edhe beqarët do të kenë të reja pozitive. Në aspektin profesional këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm dhe të veproni me diplomaci. Do t’i arrini synimet që i keni vënë vetes dhe këshillohet që të merreni dhe me projektet e mbetura pezull.

Shigjetari: Për të lindurit e kësaj shenje parashikohen të reja interesante në aspektin e ndjenjave. Do të bëni projekte afatgjata dhe keni në plan të zgjeroni familjen. Fundjava do të jetë e këndshme, veçanërisht për beqarët. Në aspektin profesional këshillohet që të bëni kujdes. Ka disa situata që nuk jeni më të gatshëm t’i toleroni, prandaj duhet të flisni drejtpërsëdrejti me palët e interesuara, në mënyrë që të bëni kompromis.

Bricjapi: Kjo është një periudhë e përshtatshme për të konsoliduar historinë tuaj të dashurisë që vazhdon prej kohësh. Për beqarët parashikohen miqësi të reja, të cilat mund të zhvillohen më vonë në dashuri të mëdha. Këtë javë do të shkëlqeni në aspektin profesional. Marsi dhe Mërkuri do t’ju mbështesin në çdo situatë, por duhet të dini të shfrytëzoni çdo mundësi që do t’ju jepet. Duhet të angazhoheni shumë, në mënyrë që të zgjidhni gjithçka.

Ujori: Kjo do të jetë një javë e qetë dhe e lumtur, edhe pse Hëna nuk ju favorizon. Çështjet e zemrës do të shkojnë për bukuri. Por edhe pse dashuria do t’ju buzëqeshë, kur vjen puna te konfliktet familjare, duhet të bëni kujdes. Do të lidhni miqësi të reja që më vonë do të transformohen në diçka më shumë. Gjatë këtyre ditëve do të keni ide të shumta dhe do të tregoheni gjithmonë të gatshëm për çështjet e punës. Bëni kujdes me shpenzimet, në mënyrë që të ruani ekuilibrat financiarë.

Peshqit: Këto ditë do të përballeni me vështirësi. Do t’ju duhet të merrni vendime që kanë të bëjnë me sferën sentimentale. Edhe pse diçka mund të mos ju pëlqejë, nuk keni zgjidhje tjetër veçse ta pranoni. Beqarët do të jenë më me fat, pasi fundjava ju rezervon surpriza të bukura. Situata profesionale paraqitet disi e ndërlikuar. Do të ndesheni me të papritura që mund t’ju shkaktojnë vonesa. Bëni kujdes që një zënkë me kolegët të mos degjenerojë në konflikt të mirëfilltë.

/Living.al