FSHF falënderon tifozët kuqezi: Së bashku e bëjmë të pamundurën të mundur!

FSHF ka vendosur që të falënderojë të gjithë tifozët me anë të një postimi në Facebook, për shkak se ata ju përgjigjën apelit për të mbështetur kombëtaren ndaj Islandës. Dje në mbrëmje në “Elbasan Arena” ishin të pranishëm rreth 10 mijë tifozë kuqezi.

 

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

Postimi i FSHF:

Faleminderit nga zemra!

Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjithë lojtarët kuqezi, dëshirojnë të falënderojnë tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar, që nuk kanë hezituar kurrë të bëjnë me mijëra kilometra për fanellën e shenjtë kuqezi dhe kanë qenë pranë skuadrës në ditë të mira dhe në ditë të vështira.

Ky binom, tifozë-lojtarë, na ka treguar edhe më parë se është binomi fitues. Së bashku kemi treguar se kur jemi të bashkuar mund të arrijmë rezultate që për shumë dukeshin utopike, duke bërë të pamundurën të mundur.

Ëndrra vazhdon, së bashku mund të shkojmë shumë larg!

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit