Cilët politikanë e ndoqën ndeshjen Shqipëri-Islandë nga stadiumi

Shumë politikanë zgjodhën ta ndiqnin nga stadiumi ndeshjen e mbrëmshme triumfuese të Kombëtares Shqiptare kundër Islandës.

Presidenti Meta njoftoi në Facebook se ndeshjen do të ndiqte në “Elbasan Arena”.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një foto, ku shkruan “Kombëtarja shqiptare gjithmonë e fortë”.

Ish-deputeti Ervin Salianji, teksa ka publikuar disa foto nga stadiumi shkruan: “Shqipëriiiii”.

Deputeti Kujtim Gjuzi u fotografua në Arenën Kombëtare duke ndjekur ndeshjen e kombëtares përballë Islandës.