Boateng: Nëse mundim Juven, do të kemi për të ngrënë një javë falas!

Për Fiorentinën kjo javë nuk është si të gjitha të tjerat. Sfida e së shtunës në “Artemio Franchi” ndaj Juventusit, është një duel ndaj një prej rivalëve historik. Një nga afrimet e fundit, Kevin Prince Boateng, është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë gjë.

 

Ganezi ka zbuluar shpërblimin që do të ketë për këtë ndeshje: :Mendoj vetëm për të fituar. E di sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe nëse fitojmë për një javë do të kemi për të ngrënë falas. I di restorantet ku mund të shkojmë. Jam në pritje të disa biftekëve ‘alla Fiorentina’ falas”.

Për të marrë këtë premio, vjollcët duhet të mposhtin kampionët e Italisë: “Mund të ndodhë gjithçka brenda 90 minutave. Kam fituar një trofe kundër Bayernit me Eintracht. Duhet një ditë perfekte për ne dhe një pak më të keqe për Juven, që ka shumë futbollist klasi edhe në pankinë”. /R.Lika-Koha Jone/

Image