Banorët në Maliq, protestë për mungesën e ujit

Banorët e fshatit Orman dhe Rrëmbec në Maliq, prej dekadash janë pa ujë të pijshëm. Ata thonë se furnizohen vetëm një herë në javë. Shqetësimi i tyre nuk është dëgjuar ndaj dolën në protestë.

Edhe uji që vjen në rubinete është i ndotur për shkak të degradimit të rrjetit të kanalizimeve. Vendorët kanë gjetur si zgjidhje shpërndarjen e ujit me bote por kjo për banorët nuk mjafton.

Nëse autoritetet nuk ndërhyjnë, banorët shprehen se do ta përshkallëzojnë protestën. Kreu i bashkisë së Maliqit thotë se projekti i ri për furnizimin me ujë të dy fshatrave është gati dhe pritet financimi i tij. Madje sipas Topçiut fajin e ka thatësira si pasojë e mungesës së reshjeve.