18 tetori dhe dekorata për Ramën, Dylgjeri: Skëndërbeu ose Spiropali

Më 18 tetor, do të merret vendimi nëse do të ketë ose jo çelje të negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Lidhur me këtë, me ironi gazetari Ylli Dylgjeri, përmes një postimi në facebook, thotë se Presidenti Ilir Meta duhet të ketë gati dy dekorata për kryeministrin Edi Rama. Për të, nëse vendi nuk merr dritën jeshile, për Ramën duhet të jepet dekorata ”Spiropali”. ”Më 18 tetor po hymë në Europë Ti japi Ramës dekoratën Skënderbeu, po nuk hymë ne Europë ti japi dekoratën Spiropali”,-shkruan Dylgjeri në facebook.