Vogëlushi duhanpirës po bën namin në internet

Gjatë 24 orëve të fundit, në internet ka qarkulluar me shpejtësi të jashtëzakonshme një video që vjen nga Turqia.

Gjatë ndeshjes së kampionatit mes Fenerbaçes dhe Burasporit, kamerat kanë fokusuar një moment mjaft interesant.

Një djalosh i vogël, i cili nuk duket më shumë se 10-vjeç kapet duke tymosur një cigare për qejfin e vet dhe i pashqetësuar nga askush.

Edhe pse në Turqi, ekziston ligji që e ndalon konsumimin e duhanit në vendet publike, kjo nuk përbën kurrëfarë problemi për vogëlushin, i cili si duket paska si parim: rregullat janë bërë për t’u thyer.

Ky moment dhe kjo video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa nuk ka informacione nëse policia ka reaguar në lidhje me gjestin e djaloshit në fjalë.