Tifozët e Kosovës dhe të Anglisë bëhen bashkë për disa birra para ndeshjes

Tifozët e Kosovës dhe ata të Anglisë janë bërë së bashku pak orë para ndeshjes së sotme, duke treguar se atmosfera do të jetë mëse miqësore. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Dardanët janë duke pirë birra me fansat britanikë.

 

Sonte pritet që futbollistët e Kosovës të kenë rreth 1600 mbështetës në shkallët e stadiumi ‘’St Mary’s’’. Sfida e vlefshme për grupin A pritet që të dhurojë shumë emocione, pasi Kosova synon të vijojë ecurinë fantastike me 15 ndeshje pa humbje. /Koha Jone/