“Sky Sports”: Kosova, Brazili i Ballkanit!

Anglia do të luajë sonte ndaj Kosovës në “St Mary’s” në qytetin e Southampton, për sfidën e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”. Mediat e njohura angleze i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë “Dardanëve” në prag të ndeshjes, duke mos i kursyer edhe elozhet.

 

Sky Sports” i ka kushtuar një profil Kosovës duke e përshkruar si: Brazili i Ballkanit. Në të janë evidentuar futbollistë si Bernard Celina e Arijanet Muriq që luajnë në futbollin anglez, pa e harruar edhe Vedat Muriqin, i cili ka shfaqur një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit.

“Kosova, e cila ka një popullsi prej 1.8 milionë njerëz, iu desh të bënte fushatë për gati një dekadë përpara se të pranohej si anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s në vitin 2016 pas shpalljes së pavarësisë së tyre nga Serbia në shkurt 2008”, shkruhet në artikullin e “Sky Sports”. /Koha Jone/