Shkarkimi i John Bolton mërzit serbët: Iku kundërshtari i Kosovës

Former U.S. Ambassador to the UN John Bolton speaks at the Conservative Political Action Conference (CPAC), Friday, Feb. 24, 2017, in Oxon Hill, Md. (AP Photo/Alex Brandon)

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin e tij të Sigurisë, John Bolton, për shkak të këshillave të këqija që ka bërë.

Edhe pse shkarkimi i Bolton nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Ballkanin, largimi i tij ka sjellë reagime të shumta në rajon.

Mediat serbe kanë reaguar të mërzitur, duke shkruar se iku kundërshtari i pavarësisë së Kosovës. John Bolton njihet si kundërshtar i ashpër i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, që solli lirinë për shqiptarët.

Gazeta serbe ‘Kurir’, shkruan në faqen online të saj se ‘John Bolton, ish ambasadori amerikan në OKB, njihet si një kundërshtar i hapur i pavarësisë së Kosovës’.

Duket se largimi i Bolton ka zvenitur shpresat që SHBA të mbështesë planin e Vuçiç-Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës,