Sauk, nga një godinë e degraduar në model të qendrave të kujdesit parësor

Qendra e re shëndetësore në Sauk, e rindërtuar me standarde bashkëkohore, do t’i ofrojë shërbime cilësore rreth 13 mijë banorëve të kësaj zone. Nga një godinë e degraduar kjo qendër e rindërtuar sot ofron shërbime me standarde të larta dhe kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se nga një godinë e degraduar, pa mundur të ofrojë shërbimet minimale, sot qendra shëndetësore Sauk, e rindërtuar me standardet më të larta është model i qendrave të kujdesit parësor në zemër të komunitetit.

”Akses dhe cilësi në portën e parë të shërbimit shëndetësor dhe një hap para drejt Mbulimit Shëndetësor Universal”. Banorët e Saukut dhe stafi mjekësor shprehën mjaft të kënaqur për këtë investim pas i ofron shërbime më të mira pacientëve dhe kushte më të mira stafit mjekësor.

”Me ndryshimet që janë bërë tani besoj se tani kjo është një qendër shëndetësore me parametrat e duhur”, shprehet një pacient në këtë qendër. ”Kushtet e tanishme janë bashkëkohore, pacientët vijnë me kënaqësi. Kush ka ardhur për herë të parë është habitur”, shprehet infermierja në qendrën e re shëndetësore në Sauk. Një tjetër infermiere shprehet se ”ky është një ndryshim rrënjësor, pra një ndryshim 100%”. ”Tani punojmë me kushte shumë më të mira dhe pacienti merr shërbim më cilësor”, shprehet një tjetër mjeke në këtë qendër. Pas rehabilitimin, qendra shëndetësore e Saukut nis edhe funksionimin si qendër e kujdesit parësor edhe në ditët festive si dhe ditët e diela, duke garantuar shërbim çdo ditë të vitit për banorët e kësaj zone e cila është populluar së tepërmi vitet e fundit.

Rindërtimi i kësaj qendre shëndetësore është pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin. Qendra shëndetësore e Saukut i është nënshtruar rehabilitimit të plotë me vlerë 13.2 milionë lekë, bashkëfinancim i qeverisë zvicerane nëpërmjet projektit “shëndet për të gjithë” dhe qeverisë shqiptare. Pas rehabilitimin, qendra shëndetësore e Saukut nis edhe funksionimin si qendër e kujdesit parësor edhe në ditët festive si dhe ditët e diela, duke garantuar shërbim çdo ditë të vitit për banorët e kësaj zone, e cila është populluar së tepërmi vitet e fundit.

Plani i afërt i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është të forcojë shërbimin në komunitet, me vizitat mjekësore në shtëpi për të moshuarit, që e kanë të pamundur të akesojnë qendrat shëndetësore. Për vitin 2018, vetëm në bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore, 80 në të gjithë vendin. Në këtë vit do të investohet për rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë Shqipërinë, investime nga të cilat do të përfitojnë rreth 450 mijë qytetarë.