Roshi: Goli për ata që më kritikojnë, nuk ofendova njeri

Odise Roshi ishte protagonist mbrëmjen e sotme duke shënuar një nga golat në fitoren 4-2 ndaj Islandës. Mesfushori dhuroi spektakël në veprimet sulmuese në fundin e ndeshjes.

“Jam shumë i gëzuar për golin dhe fitoren. Duhet të bënim paraqitje të mirë në Francë, por luajtëm kundër Kampionëve por nuk bëmë paraqitje të mirë dhe thashë që duhet të shohim para dhe synim kishim të rrihnim Islandën. Kemi luajtur 4 herë dhe na kanë marrë 9 pikë. Ishte ndeshje e madhe sepse bënë paraqitje të mirë dhe duhet të shohim para.

Gjesti i heshtjes pas golit? E bëra për ata njerëz që kritikojnë aty ku nuk duhet dhe duhet të mbështesin skuadrën si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Do të mësohem me 3-5-2 dhe ishte ndeshje shumë e bukur, ku fituam dhe do të gëzojmë këtë orë.

Nuk e kam me specialistët pasi ata kritikojnë ku duhet por e kam me njerëz që nuk e kuptojnë futbollin. Nuk shava as ofendova njeri. Kemi fuqi për të parë shumë lart. Kryeministri erdhi dhe na uroi suksese dhe tha se do të fitojmë ndeshjen. Fjala e tij doli dhe fituam”, tha Roshi.