Ronaldo shkruan historinë me “poker” golash, Franca mund Andorrën

Cristiano Ronaldo ka shkruar historinë në fitoren 5-1 të Portugalisë ndaj Lituanisë. Sulmuesi i Juventusit ka qenë protagonist absolut me katër golat e shënuar teksa tani është kthyer në evropianin me më shumë gola në përfaqësuese.

 

Ai ka regjistruar tripletën e 54-të karrierës së tij, një shifër e çmendur. Me këtë fitore portugezët qëndrojnë në vend të dytë, pesë pikë më pak se Ukraina e cila ka një ndeshje më shumë.

Franca ka mposhtur 3-0 Andorrën falë golave të Coman, Lenglet dhe Ben Yedder. Me këtë fitore Franca zbret në vend të dytë pasi Turqia, e cila ka fituar 4-0 ndaj Moldavisë i ka parakaluar për shkak se i ka mundur në ndeshje direkte.