Polici vret veten dhe dy vajzat

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me armë në Dordrecht të Hollandës. Sipas gazetës ”De Telegraf”, autori i sulmit është një polic i cili ka qëlluar familjarët e tij, por kjo akoma nuk është konfirmuar nga policia.

Gazeta vijon më tej duke thënë se autori vrau veten pas sulmit të kryer. Siç raportohet dy nga viktimat janë dy vajza të moshës 8 dhe 12-vjeç, ndërsa gruaja është e plagosur rëndë.

Thuhet se çifti po ndahej por jetonin ende bashkë. Policia akoma nuk i ka zyrtarizuar detajet e ngjarjes. Në një shkrim në Twitter, policia konfirmon vdekjet e personave dhe njoftoi se shumë shpejt do të bëhen publike detaje të tjera.