“Land Rover” hedh në treg modelin e ri “Defender”

Pas disa vitesh pauzë kompania britanike e makinave “Land Rover” ka prezantuar sot modelin e ri të “Land Rovr Defender”.

Çmimi i kësaj makine, për opsionet më të thjeshta, nis nga 50 mijë euro.

Modeli “Defender” cilësohet si fuoristrada më e suksesshme e kësaj kompania. “Defender” i ri që pritet të hidhet në treg në fillim të 2020 ka një pamje krejt ndryshe nga modelet e njohura deri më sot.

Inxhinerët kanë punuar jo vetëm për dizajnin e ri më modern, por edhe në pjesët teknike të makinës. Testimet e fundit të këtij modeli janë bërë në zonat me temperaturë ekstreme.

Sipas kompanisë, “Defender” është testuar në kushte ekstreme me temperaturë minus 40 gradë duke për shkruar 1 milionë kilometra.