Hysaj: Ende nuk besoj se kam shënuar, vazhdojmë me kokën lart

Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Islandës, ndërkohë që konfirmoi daljen nga fusha për shkak të një dëmtimi.

 

“Loja që bëmë ishte krejt ndryshe nga Franca. E dimë që kemi potencial, kishim besim për të treguar vlerat.

Zëvendësimi? E kërkova vetë, sepse kisha një problem në pulpë. Nuk mund të vazhdoja, dhe duhej dikush më i freskët në fushë.

Akoma nuk e besoj që kam bërë gol. Duhet të marr veten dhe do es hoh më vonë golin. Gëzimin që pata në atë moment, nuk e besoja. Jam shumë i kënaqur për golin e për fitoren. Të vazhdojmë me kokën lart”, deklaroi Hysaj pas ndeshjes.