Formacionet zyrtare/ Reja me 6 ndryshime sonte ndaj Islandës

Shqipëria do të përpiqet që të marrë veten sonte në mbrëmje nga humbja e rëndë ndaj Francës. Kuqezinjtë do të sfidojnë Islandën në “Elbasan Arena” me synimin për të qëndruar në garë për një vend në “Euro 2020”.

 

Skema do të jetë e njëjtë 3-5-2, teksa trajneri Reja ka bërë disa ndryshime nga ndeshja e fundit. Në portë Strakosha do të mbetet titullar, në mbrojtje Dermaku zë vendin e kapitenit Mavraj. Në krahë të tij do të konfirmohen Gjimshiti dhe Ismajli. Në mesfushë Gjasula, Bare dhe Memushaj do të luajnë në qendër, ndërkohë që në krahë Lenjani dhe Hysaj do të luajnë në krahë me detyra si mbrojtëse ashtu edhe sulmuese. Manaj ka fituar balotazhin me Uzunin, duke u vendosur në mbështetje të Cikalleshit.

Në krahun tjetër Islanda kundërpërgjigjet me skemën 4-4-2, me Sigurdsson dhe Gunnarsson që pritet të jenë kërcënimi kryesor për Strakoshën. Ishullorët kanë 6 pikë më shumë se kuqezinjtë për më tepër që edhe statistikat i kanë në favorin e tyre pasi 6 përballjet e mëparshme kanë folur në favor të Islandës që ka fituar 4 dhe ka humbur dhe suksesi i fundit i Shqipërisë daton shumë herët pikërisht në një miqësore të vitit 2004 me shifrat 2-1.