Donald Trump shkarkon këshilltarin John Bolton

Donald Trump dhe John Bolton

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar sot se ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Njoftimin për shkarkimin e papritur Trump e ka dhënë në Twitter. Bolton cilësohej si këshilltari më i afërt dhe me më shumë ndikim në politikën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

E informova John Bolton se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk pajtohen më shumë sugjerime të tij ashtu si dhe të tjerë në administratë dhe për këtë arsye i kërkove John dorëheqjen, e cila mu dha sot në mëngjes. E falënderoj John për shërbimin e tij. Do të emëroj një Këshilltar për Sigurinë javën tjetër”,- shkruan Trump në postimin e tij në Twitter.

Gazeta “New York Times” raporton se marrëdhënia mes Trump dhe Bolton ishte acaruar për shkak të mosmarrëveshjeve në politikat e jashtme të SHBA-së, në lidhje me Iranin, Korenë e Veriut dhe Afganistanin.

Emri i Bolton është lidhur me negociatat e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, në kohën kur mes palëve diskutohej seriozisht për variantin e shkëmbimit të territoreve. Nga diplomacia serbe, Bolton përshkruhej si një prej zyrtarëve të lartë amerikanë që e përkrahte fuqishëm këtë variant dhe kërkonte që ndarja e territoreve të ishte pjesë kryesore e zgjedhjes së problemeve mes dy shteteve.

Më herët, gjatë karrierës së tij jashtë administratës së SHBA, Bolton mbahet mend si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.