Anglia shkatërron Kosovën, u shënon 5 gola në 45 minutat e para (VIDEO)

Duhet të ishte një provë e vështirë dhe e tillë po rezulton transferta ndaj Anglisë për Kosovën, që ka pësuar 3 gola të tjerë, teksa e ka mbyllur pjesën e parë në shifrat 5-1.

Në minutën e 38-të, Sancho vepron mjaft mirë në krahun e djathtë, pason në zonë, atje ku Vojvoda i çorientuar, e dërgon topin në rrjetën e tij.

Gjithsesi britanikët nuk po ndalen, pasi në minutën e 44-të, Sancho shënoi dhe golin e katërt  duke i dhënë një goditje të rëndë Dardanëve. Talenti anglez ndërkohë në kohën shtesë shënoi golin e dytë personal pas një asisti të Sterling.