Njihuni me M-byte, makina ku do të shihni televizor

Një makinë elektrike nga Startupi Kinez Byton përmban një ekran me hark, gjithashtu një motor “powertrains” me 270 kuajfuqi, i cili mund të arrijë shpejtësi maksimale brenda pak sekondave.

Çdo koncept vjen me limitime, ashtu si dizajnimi kalon te prodhimi, shumë risi do të injorohen për të ulur koston e prodhimit. Idetë si goma gjigante, doreza dyersh komplekse, pasqyra të lidha me kamerat, e bëjnë këtë koncept të duket luksoz dhe shumë futuristik, por shumë rrallë e bën atë të përshkojë gjithë rrugën deri te linja e prodhimit.

Kur Byton e tregoi idenë e tij M-byte në 2018, çdo kush mund ta ketë menduar se do kishte një monitor gjigant të gjerë, i cili ishte vendimtarë për të fituar adhurimin e konsumatorit për këtë makinë me teknologji të lartë.

 

Startupi Kinez i makinave elektrike prezantoi një çmim prej 45 mijë dollarësh për versionin Baby SUV, në Panairin e motorëve në Frankfurt, ditën e martë ku u prezantua ekrani i harkuar i cili kishte gjerësinë e gjithë kroskotit.

Byton është pjesë e prodhimit në industrinë e makinave në një kohë kur nocioni i performancës dhe kohës që ne shpenzojmë ne makinat tona po ndryshon. Motorrat elektrike janë një domosdoshmëri. Kjo është arsyeja pse Byton ka bërë një marrëveshje me “Aurora”, një kompani pioniere në zhvillimin e makinave që ecin vetë, në mënyrë që të mundësojë që makinat në të ardhmen të ecin vetë.

Rezultatet e kësaj punë kanë ende një rrugëdalje, por ekrani i madh është dizajnuar me një robot i cili ka cilësi drejtimi për mjetin. Është sikur të thuash: Do kaloj vetëm një herë në këtë rrugë dhe pastaj nuk ka më nevojë ta shoh herën tjetër që do kaloj, pasi makina e di rrugën vetë.

Pikselat, specifikat e versionit M-byte janë totalisht të arsyeshme. Modeli bazë ka 270 kuaj fuqi nga 72-kwh paketa e baterisë dhe është vlerësuar shumë maksimalisht gjatë testimit të makinave.

Çmimi bazë prej 45 mijë dollarësh e bën modelin M-bytë shumë herë më të lirë se markat e tjera si Audi E-tron dhe Jaguar I-Pace. Elon Musk ka thënë se modeli Tesla Y do të ketë një çmim prej 39 mijë dollarësh, megjithëse versioni i parë doli në trego për një shumë prej 60 mijë dollarësh.

Zyrat qendrore të Byton në Nanjind, ku kompania ka futur një investim prej 1,5 bilion dollarësh ka deklaruar se do të prodhojë 300 mijë makina në vit. Shpërndarja e versionit M-Byte në Kinë do të fillojë gjatë gjysmës së vitit të tjetër ka për qëllim futjen në tregun Europian të autom

Artikulli origjinal: https://www.wired.com/story/forget-driving-watch-tv-car/

Përkthehu: Koha Jonë