20 vite pa ujë të pijshëm, banorët e dy fshatrave në Maliq bllokojnë rrugën

Prej 20 vitesh banorët e fshatit Orman dhe Rembec vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ndonëse herë pas here kanë bërë thirrje që t’u zgjidhet ky problem, banorët e këtyre dy fshatrave në Maliq kanë dalë sot në protestë.

Në shenjë rebelimi ndaj heshtjes institucionale deri më tani, ata kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit, duke paralizuar kështu qarkullimin e mjeteve.

Raportohet se mungesën e ujit e vuajnë rreth 5000 banorë. /BW