1 mijë euro nata? Tahiri: S’kam paguar më shumë se 140 euro

Gjatë komunikimit me mediat, pas shtyrjes së gjyqit për në datën 19 shtator, Saimir Tahiri foli edhe çështjen e akuzave për shpenzime luksoze, jo pak herë të adresuara ndaj tij. Ish-ministri i Brendshëm hodhi poshtë pretendimin se ka paguar 1 mijë euro natën në një hotel. “S’kam bërë shpenzime marramendëse. Maksimumi që unë kam paguar ka qenë 140 euro”, tha ai. Tahiri foli edhe mbi deklaratën e tij gjatë procesit gjyqësor, duke i mëshuar sërish, sipas të cilit nëse përgjimi ku thuhet se ai mori 20 milionë euro në fushatë merret si i vërtetë, atëherë duhet të hetohen të gjithë.