U kthyen nga pushimet në Francë, çifti zbulojnë “pakon” që kishin transportuar pa dashje në çatinë e makinës

Një çift që ktheheshin nga pushimet në Francë nuk u kanë besuar syve kur kanë parë se pas pushimeve kishin sjellë me vete dhe një ‘pako’ të vogël.

Simon Fenton dhe bashkëshortja e tij e kaluan gushtin duke bërë çiklizëm në zonat rurale të Francës, por kur u kthyen në shtëpinë e tyre në Angli kuptuan se në ‘valixhen’ që kishin mbi makinë ndodhej një person.

Fenton tha se e kuptoi se çfarë po ndodhte në çatinë e makinës së tij në momentin që pa një këmbë tek pjesa sipër.

Pasi e kuptuan që brenda saj ndodhej një adoleshent, që kishte udhëtuar gjatë gjithë kohës me ta, çifti mori në telefon policinë.

Policia e Thames Valley njoftoi më pas se një djalë 17-vjeçar, egjiptian, është vënë në pranga për emigracion të paligjshëm.

Duke përshkruar zbulimin, Fenton tha:

Ne kishim qenë në shtëpi për rreth 10 minuta kur gruaja ime Sally më tha të kthehesha shpejt. Aty pamë dy këmbë duke dalë nga kutia e çatisë, pastaj makina po lëvizte dhe ansjë prej nesh s’po e kuptonte çfarë po ndodhte. Dhe pastaj doli një dorë e vogël dhe ne pamë dikë atje. U shokova pak kur mendova se mund të ketë qenë aty që në Calais.”