Tess Holliday, modelja rrit ndërgjegjësim (FOTO)

Tess Holliday, modele, artiste dhe grimiere e njohur në SHBA, ka qenë akiviste e fortë për të luftuar përçmimin që mund të hasin shpesh njerëzit mbi peshë. Një nga gjërat që e bën këtë kategori të ndihet keq, është fakti që manekinët dhe fustanet që jepen si shembull nëpër dyqane, janë gjithnjë të dobëta dhe asnjëherë për masën e tyre. Për këtë arsye, Tess Holliday u shfaq në sfilatën e javës së modës në Nju Jork me një fustan të prerë pas formave të saj, i gjithi i bardhë, e mbi të cilin shkruhej vetëm “masa e fustanit model”.