Seria e ciklit “Turpe në Kuvend”

Shfaqja e sotme e mazhorancës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ishte një tjetër dëshmi e degradimit të kësaj mazhorance.

Në rrjetet sociale ka me qindra reagime tallëse dhe ironike ndaj qeverisë “Rama” dhe grupit të deputetëve që ka marrë përsipër hetimin e kreut të shtetit.

Piktori Avni Delvina ka publikuar në rrjetet sociale një grafike të deputetit Ulsi Manja, i cili mban në dorë megafonin e Rilindjes.