Mustafa Nano: Meta ka mbajtur sot qëndrimin më përfekt. Ishte fantastik!

Analisti Mustafa Nano ka vlerësuar paraqitjen e Ilir Metës në komisionin hetimor parlamentar. Mustafa Nano tha në emisionin “Opinion” se prezantimi i Presidentit ishte përfekt. Nano shtoi se kreu i shtetit është sjellë si një zyrtar model dhe ka bërë një paraqitje dinjitoze prej shtetari.

Komisioni hetimor është një veprim i gabuar që s’ka për t’u finalizuar. Përformanca e Ilir Metës sot ka qenë fantastike, një nga xhestet më të mira që ka bërë ndonjë politikan shqiptar. Shkoi si zotëri i vërtetë, me qetësi dhe bëri sqarimet e veta në mënyre përfekte dhe shumë të mirë. E përsëris që performanca ishte fantastike”,- tha analisti i pavarur Mustafa Nano.