Gjiko ka gati tri projekte të reja

Reperi Gjiko, pas angazhimeve të shumta që kishte gjatë kësaj vere është duke i shijuar disa ditë pushimi. Ai me bashkëshorten Elitën dhe djalin Zërin udhëtuan drejt Turqisë, ndërsa po kalojnë momente të lumtura pranë njëri-tjetrit. Reperi nga Peja ka njoftuar fansat se po vjen me tri projekte të reja muzikore.

“Tri projekte të reja”, është mbishkrimi i postimit të ndarë me ndjekësit në InstaStory. Gjiko nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtyre këngëve por ajo që dihet është se projektet do të jenë pjesë e shtëpisë së hiteve, RedBox.

Reperi përndryshe muajin e kaluar solli projektin e fundit “My bro” në bashkëpunim me Butën, i cili në platformën YouTube ka mbledhur katër milionë shikime.