Gajaset kandidati për kryeministër, lojtarët e Kombëtares shtrihen në tokë nga e qeshura

Të qeshësh aq shumë sa nuk mund të flasësh ose më mirë akoma të shtrihesh në tokë nga e qeshura. Kjo i ka ndodhur kreut të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe lojtarëve të kombëtares së Kosovës që me të drejtë kanë arsye të qeshin.

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Veseli shfaqet në prapaskenat e xhirimeve teksa gabon në skenarin të cilin e kishte planifikuar për klipin që po e xhironte. Një fjali e tij e thënë keq ka bërë që lojtarët e kombëtares të shpërthejnë në të qeshura.

Por ish-kreu i Kuvendit e ka përdorur këtë moment për ta kthyer në një ‘meme’ pas fitores me Çekinë. Veseli e ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” duke shkruar “Thojshin që ka me na mujtë Çekia”.

Të gjithë qeshin në sheshxhirim, askush nuk mund t’i rezistojë këtij momenti. Provoni të mos qeshni!