Duma: Komisioni hetimor dhe debati për Presidentin është mbyllur nga OSBE/ODIHR

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuara në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” deklaroi se debatin për ligjshmërinë e vendimeve të kreut të shtetit e ka mbyllur raporti i OSBE/ODIHR.

Duma tha se raporti denonco veprimet e qeverisë duke njohur në këtë mënyrë si të ligjshme aktet e kreut të shtetit.

Komisioni hetimor dhe debati për presidentin është mbyllur nga OSBE ODHIR. Është dënuar qeveria për paligjshmëri në publikimin e dekretit te presidentit. Kjo është show i kotë! Presidenti nuk ka marrë parasysh interesat partiake, por interesin kombëtar si garant i Kushtetutës” u shpreh Grida Duma tek “5 Pyetjet nga Babaramo”.

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma është ndalur të flasë për aksionin opozitar, ku ka theksuar se protestat do të vijojnë, por pa dhënë një datë konkrete. Ajo i ka konsideruar protestat si një domosdoshmëri, për të arritur në qëllimin final që opozita ka, rrëzimin e qeverisë Rama, por deklaroi se sipas saj, janë të pamjaftueshme. “Axhenda e opozitës do të vijë si një qëndrim i maturuar kur të vendoset në forumet e partisë. Do të vijojmë me protesta. Se kur përsëri do të jetë një vendim i forumeve. Do të shkohet në protesta dhe vijimi i tyre është natyralitet. Është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Është një respekt ndaj sakrificës së demokratëve. Nuk mendoj që mjafton. Njerëzit që janë në krye të këtyre të protestave dhe mesazhi i fortë opozitar, demokratët kanë stof politike dhe e dinë se sa shumë kërkohet kur ke të bësh me një pushtet të tillë. Ata e dinë se çfarë kundërshtari kanë përballë”,- tha Duma.

Në studion e “5 pyetje nga Babarabo” në Report Tv, Duma tha se raporti i OSBE/ODIHR tregoi se kauza e opozitës ishte e drejtë, dhe se tani është momenti për të parë se sa nga 85% e shqiptarëve që sipas saj refuzuan Ramën, janë votues të PD-së. “Në politikë ne i njohim lëvizjet e kundërshtarit. Nuk ishin dot shanse për raportin  e OSBE/ODHIR. Raorti i ka gjetur të papërgatitur. Komisioni i Venecias ka mbajtur lidhje. Nuk besoj se ata kanë ardhur për Komisionin por kanë ardhur në përgjithësi për institucionin e Presidencës qeverinë. Ata duan ta zgjedhin krizën nga jashtë. Ata kërkojnë stabilitetin. Ata kanë investuar për këtë. Shikoj që ndërkombëtarët, dukshëm po thonë bëjeni vetë, zgjidheni vetë. Ata i qëndrojnë popullit pranë, por ata e delegojnë ërgjegjësinë. Bëni marrje vendimesh sipas mënyrës tuaj. Sikur OSBE/ODIHR të kishte target detyrues, do i kthente zgjedhjet. Në raport kauza e opozitës ka bërë që kontrolli dhe balanca të mos ekzistojë dhe për logjik parlamenti duhet të shpërbëhej. Nëse do kishte fuqi detyruese raporti, zgjedhjet kanë rënë”, tha Duma.